Kuriozitete / E Martë 30 Janar 2018, 17:05

Vendosin veten para të gjithave, njihuni me tre shenjat egoiste të horoskopit

Egoizmi është një pjesë e jetës sonë që asnjëri nuk mund ta shmang, secili pavarësisht se në shumicën e kohës e mohojnë përherë janë pak egoist në vetvete. Shumica e kanë egoizmin në doza të vogla ndërsa të tjerë e shprehin atë më hapur.

Siç kanë shpjeguar edhe psikologët, egoizmi nuk është asgjë e keqe pasi është mirë që në shumicën e rasteve të mendosh për veten tënde dhe ta vendosësh atë para të gjithave por ndonjëherë duhet të vendosur edhe disa rregulla, pasi jetoni në një botë ku varemi nga grupe të caktuara njerëzish.

Sipas astrologëve egoizmi varet edhe nga shenja e horoskopit dhe ata kanë bërë renditjet e 3 shenjave më egoiste sipas yjeve.

DEMI

Edhe pse njiheni si një shenjë plot stabilitet dhe besueshmëri, nevoja për t’u ndjerë të sigurt ju shtyn të mendoni kryesisht për aspektin material (mbi të gjitha!) Shpesh bëheni senstiv, shumë emocional dhe posesivë të tepruar. Doni gjithçka për vete dhe vetëm për vete. Uh, disi problem kjo e fundit…

LUANI

Motoja juaj është ‘çfarë të sheh syri, atë do marrësh’. Karakterizoheni nga guximi për të kaluar çdo pengesë, vetëm e vetëm që të arrini majën. Nuk e mendoni aspak që të ndaleni kur shihni diçka që doni, duke e bërë të qartë për çdokënd tjetër që të vetmit fitimtarë jeni ju dhe vetëm ju! E nëse dikush tjetër e do të njëjtën gjë si ju, thjesht uleni ta këshilloni që po bën gabimin më të madh të jetës.

VIRGJËRESHA

Jeni shumë të kujdesshme ndaj detajeve dhe kontrolloni gjithçka që të rezultojë sa më perfekte. Kjo është një anë e mirë e juaja, për aq kohë sa ju siguron përmirësimin në vetvete.

Por, do të ishte ideale nëse do të mbetej vetëm në kuadrin tuaj…Jeni të parët që kritikoni, ndërsa kjo nuk funksionon për çdokënd. Mund të tregoheni të ashpër me veten, por të tjerëve nuk ju intereson e njëjta gjë. Vetëm se ju nuk do ta bënit një gjë të caktuar në një mënyrë të caktuar, nuk do të thotë që çdokush mendon njësoj si ju.