Bjondi Mezini është një nga personazhet që u bë i njohur në reality shown e njohur Big Brother dhe që prej asaj kohe ai ka qenë shpesh pjesë e lajmeve rozë, sidomos muajt e fundit pas vdekjes së ish të dashurës së tij Adela Xhemani.

Por historia me Adelën kishte përfunduar prej kohësh, dhe Bjordi për më shumë se një vit është në lidhje me një vajzë të cilën nuk pëlqen ta bëjë dhe shumë publike, pasi jetën personale ai preferon ta mbaj gjithmonë larg syrit të publikut.

Së fundmi Bjordi i është përkushtuar aktrimit dhe gjithashtu ka qenë dhe regjisor në disa realizime televizive. Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘Kush vjen për drekë’ ku ka pranuar publikisht lidhjen e tij të re dhe ka rrëfyer diçka më shumë për vajzën që i ka vjedhur zemrën. Bashkë me të ka qenë edhe miku i ti Gëzim Myshketa, që ka treguar se vajza në fjalë është një vajzë shumë e mirë.

Kur ai është pyetur nga Arjola se si nëse është në një lidhje ai është përgjigjur: “Jam në një lidhje, nuk mund të them asgjë më shumë. E kam shumë të shenjtë jetën private. Preferoj ta mbaj për veten time. Unë gatuaj për shoqen time, edhe ajo gatuan për mua. Unë jam patriarkal në kuzhinë dhe është e vështirë të ndash kuzhinën me mua. Ne nuk jetojmë bashkë dhe kjo gjë e mban lidhjen shumë të forte.”


