Nga Shqipëria / E Enjte 25 Maj 2023, 15:03

Sylvester Stallone ka një rregull: I takon të dashurit e vajzave të tij pastaj vendos nëse do lidhen

Sylvester Stallone është një baba shumë protektiv. Aktori ka një metodë të pagabueshme për të ditur nëse të dashurit e tyre do të zgjasin. Sipas vajzave të aktorit, Sistine dhe Sophia Stallone, babai i tyre është një burrë që e njeh mirë botën e meshkujve.

“Babai im është një dijetar kur bëhet fjalë për jetën tone personale, por dhe në shumë fusha”, tha vajza e aktorit, Sistine Stallone në podcastin “Giggly Squad”.

“Ne themi, ‘Oh, ky [djaloshi] është i mirë. Do ta sjellim atë në shtëpi’. Dhe [babai ynë] është gjithmonë i rezervuar”, shtoi Sistine. “[Ai] qëndron në qoshe, nuk thotë asgjë…”

Sipas Sophia, aktori “mban gjithmonë një puro” për t’u siguruar që të ftuarit e dinë se në shtëpinë e kujt janë.

“Babai na thotë: Unë mund të them brenda katër minutave të para të takimit nëse ai do të zgjasë apo jo, dhe kështu nuk do të humbas kohën time”, rrëfeu Sistine, “Dhe ai ka të drejtë çdo herë. “