
Kejvina Kthella ka marrë vëmendjen e të gjithëve me postimin e bërë së fundmi në Instagram. Me anë të një statusi ajo ka njoftuar se ka hequr dorë përfundimisht nga mediat shqiptare.
Më tej në statusin e saj, Kejvina ka lënë të kuptohet se do të largohet nga Shqipëria, por nuk ka treguar se ku do të zhvendoset.
“Përshëndetje, miq! Duke falenderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht, siç edhe ua kam komunikuar privatisht: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare. Kjo për zgjedhje profesionale dhe personale. Faleminderit çdo personi që punon në media dhe në çdo dalje timen më ka trajtuar me dashuri. Ndërsa me ju publik bashkë do shihemi por nga një cep tjetër i botës", ka shkruar modelja.