Nga Shqipëria / E Martë 30 Janar 2018, 16:04

Prestigjiozja ‘The Sun’ i dedikon një artikull Eugent Bushpepës dhe këngës ‘Mall’

Ditën e sotme prestigjiozja britanike ‘The Sun’ i ka kushtuar një artikull këngëtarit shqiptar Eugent Bushpepa, i cili këtë vit do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion me këngën 'Mall'.

Ajo e ka nisur artikullin duke shkruar se këtë vit vendi jonë i ka vendosur shpresat për fitore tek Eugenti i cili është një këngëtar që me vokalin e ti do këndojë këngën 'Mall’ të shkruar nga vetë ai, të cilën siç ka shkruar dhe ‘The sun’ do këndohet në gjuhën shqipe.

Ndër të tjera portali i njohur ka thënë se kjo këngë është përzgjedhur nga një juri profesioniste dhe ishte triumfuese në Festivain e 56 të Këngës, ku konkurruan dhe shumë krijime të tjera të mira.

Më vonë ata e kanë mbyllur artikullin e tyre me një përmbledhje të karrierës artistike të Eugentit në Shqipëri.