Kuriozitete / E Martë 30 Janar 2018, 15:03

Zbuloni se çfarë tregon modeli juaj i flokëve për karakterin tuaj

Është e sigurt se shprehitë tuaja thonë shumë për ju. Në këtë pikë ju duhet të dini se madje edhe mënyra sesi ju mbani modelin e flokëve në përditshme mund të tregojë  shumë, si gjëra të mira, ashtu edhe të këqija në lidhje me karakterin tuaj.

Në të vërtetë flokët tuaj mund të shprehin shumë prandaj kemi përgatitur këtë artikull për ju ku mund të gjeni se çfarë modeli juaj i flokëve thotë për karakterin tuaj.

1. Nëse keni modelin e flokëve si në figurën 1 atëherë ju jeni një person romantik dhe shumë i hapur për përvoja të reja. Ju shikoni vetëm anën pozitive në çdo person, prandaj shpesh zhgënjeheni shumë shpejt nga të tjerët.

 2. Ju jeni një grua që është e sigurt në vetvete dhe nuk  intereson se çfarë të tjerët mendojnë për ju dhe madje nuk lëndoheni nga të gjitha kritikat e pavenda që të tjerët ju bëjnë. Ju nuk keni nevojë për një numër të madh miqsh dhe në shoqëri ju konsideroheni miku më besnik.

3. Ju jeni person shumë krenar dhe gjithmonë do përpiqeni të arrini qëllimet tuaja me vendosmëri duke injoruar të gjitha tregimet e mërzitshme që ju thjesht nuk i pëlqeni.

 

4. Ju jeni një grua luftëtare, dhe ka shumë persona që nuk e din që pas imazhit të një gruaje të fortë qëndron një femër sensitive dhe e butë. Ju jeni gjithashtu e ndershme dhe e drejtë, prandaj është e lehtë t’ju mashtrojnë.

 

5. Ju jeni një person kreativ me një botë të brendshme shumë të pasur. Personat me këtë model flokësh nuk u pëlqen puna e mërzitshme dhe jetojnë me art dhe kreativitet.

 

6. Ndonjëherë  edhe ju vetë shqetësoheni me mënyrën sesi veproni, por ju jeni një nga ata njerëz që gjithmonë do të ndihmojnë njerëzit e tjerë nëse kanë nevojë për ndihmë.

 

7. Ju jeni një vëzhgues dhe dëgjues i mirë, i vëmendshëm ndaj çdo detaji dhe kjo ju ndihmon  të jeni lider në çdo grup shoqëror.

 

8. Ju jeni një person i qetë dhe  kujdeseni për atë që mendojnë të tjerët, por askush dhe asnjë mendim nuk duhet t'ju shqetësojë. Ju keni një mendje shumë të hapur dhe  nuk mund të mashtroheni lehtësisht.