Oriola Marashi pothuajse çdo ditë bëhet pjesë e mediave online dhe tërheq vëmendjen e të gjithëve me format e saj trupore dhe fotot provokuese që poston. Modelja që nga moment që u bë pjesë e labelit OTR, u përfol që do të zëvendësonte Encën, e cila pas një zënke që pati me reperin Noizy u largua përfundimisht nga ai grup.

Por edhe pse tashmë ka shumë muaj që ajo është pjesë e OTR, ende nuk ka nxjerr një këngë që të prezantojë veten si një këngëtare e mirëfilltë.

Sipas Prive.al Noizy në një intervistë të fundit ka treguar se Oriola ka disa këngë gati, por që ajo e debutimit ende nuk ka ardhur pasi duhet të jetë e duhura për prezantimin e saj si këngëtare.

Por diçka është mese e sigurt që modelja brenda vitit 2018 mund të kalojë në grupin e këngëtareve të suksesshme shqiptare./Burmi:Prive.al



