Nga Shqipëria / E Martë 23 Maj 2023, 16:04

Luizi poston foto, por vëmendjen e mori Kejvina

Luiz Ejlli është bërë më aktiv se kurrë në Instagram që pas daljes nga shtëpia e BBV2. Fituesi numëron mbi 600 mijë njerëz që e ndjekin dhe mundohet t'i mbajë ata të përditësuar me të rejat nga jeta e tij.

Sot Luizi ka postuar një foto teksa ndodhet në një lokal, por në hapësirën e komenteve vëmendjen e ka marrë Kejvina dhe komentet e saj të njëpasnjëshme, që kanë shkaktuar dhe replika të shumta.

"Ket bluzen duaaaaaaa! Ma nis me posta", i thotë Kejvina Luizi. "Ooo luiz o yll", vazhdon ajo. "Aman nje foto bashk pleassssssss", komenton Kejvina.