Është bërë zyrtare tashmë që për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës që është në 17 shkurt, do të jetë pjesë e një koncerti madhështor që do të mbahet në Prishtinë, edhe këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora, e cila lajmin se do të kthehet në vendlindje e ka ndarë edhe me mediat botërore.

Ka qenë revista prestigjioze ‘The Vogue’ ajo që ka konfirmuar se këngëtarja Rita Ora do të vizitojë Kosovën në 2018. Këngëtarja ka dhënë një intervistë gjatë ceremonisë së Grammy, ku ka treguar planet e saj për vitin 2018 dhe një ndër plane është edhe udhëtimi misionar në vendlindjen e saj.

“Në rrugën për ceremoninë e madhe të çmimeve në Madison Square Garden, Ora ndau gjithçka që pret këtë vit – turne në Amerikë dhe Evropë, album të ri, udhëtimin misionar për në vendlindje, Kosovë”, ka shkruar kjo revistë, duke mos e zbuluar akoma intervistën e plotë.


