Nga Shqipëria / E Martë 23 Maj 2023, 12:12

Akullorja më e shtrenjtë në botë kushton 6 mijë dollarë për një racion, ja përbërësit luksozë të saj

Një kompani japoneze e akullores ka mbledhur disa nga përbërësit më të rrallë dhe më luksoz dhe i ka kthyer ato në akulloren më të shtrenjtë në botë, me një çmim të madh prej 6,696 dollarë për racion. Marka japoneze Cellato arriti të bënte akulloren më të shtrenjtë në planet, duke thyer Rekordin Botëror Guinness.

Akullorja është bërë nga tartufi i bardhë i rritur në Alba, Itali, një delikatesë e rrallë që një gjysmë kilogrami kushton rreth 6,905 dollarë. Përmban një lloj djathi Parmigiano Reggiano dhe sake lees (ose sake kasu), një nënprodukt i prodhimit japonez sake alkoolik (8%).

Sipas zyrtarëve të Guinness, u deshën më shumë se një vit e gjysmë për të përsosur shijen, me “shumë prova dhe gabime për të marrë shijen e duhur”.

“Fakti që arriti të futej në rekordet botërore Guinness e bëri përpjekjen të vlejë,” tha një përfaqësues i Cellato për Guinness World Records.

Cellato thuhet se po planifikon të nxjerrë produkte me kombinime të tjera përbërësish luksoz, si shampanjë dhe havjar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Guinness World Records (@guinnessworldrecords)