Nga Shqipëria / E Martë 23 Maj 2023, 00:12

Vajza misterioze e veshur me ngjyrat e Ukrainës 'lahet në gjak' mes Festivalit të Kanës

Një vajzë e paidentifikuar ka dhënë një mesazh të fuqishëm në tapetin e kuq të festivalit të filmit në Kanë, e veshur me një fustan me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Ajo është ndalur për të pozuar para kamerave dhe ka nxjerrë nga gjoksi dy qese me bojë të kuqe. Vajza u mbulua me bojën e gjakut përpara se të arrite stafi i sigurisë për ta larguar.

Vajza u mbulua me bojë në premierën e filmit Just Philippot Acid për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm për Ukrainën.

Ky incident ka ardhur pas deklaratës së të Volodymyr Zelensky i cili e krahasoi shkatërrimin e dhunshëm të Ukrainës nga rusët me shkatërrimin që ndodhi në Hiroshima.