Nga Shqipëria / E Martë 23 Maj 2023, 00:12

Parashikimi i javës/ Meri: Kjo shenjë horoskopi do marrë një vendim të vështirë

Në parashikimin javor, Meri Shehu tha tek “Rudina” në Tv Klan, se harmonia planetare do të prishet nga përballja e Luanit dhe Demit, dy shenja kokëforta që nuk do të lëshojnë pe. Lajmi i mirë është se gjendja do të lehtësohet pas datës 26, ndaj me mbylljen e javës vjen edhe paqja.

Meri Shehu: Kjo është një javë shumë e rëndësishme sepse mbyllet Maji dhe pastaj deklarohemi që futemi në verë. Shira, rrebeshe, përmbytje, përditë shi është një gjë që nuk po vjen pranvera, vjen me vështirësi. Pranvera kur të vijë, do vijë dhe s’do shkulet më sepse Jupiteri në Dem, i cili është shenjë e pranverës do na lërë ta shijojmë me shumë kohëzgjatje, do rrijë një vit Jupiteri në Dem kështu që do kemi kohë për ta shijuar deri në pranverën tjetër.

Dashi – 3 yje - Stres, përballje, sherr, mërzitje në çështjet ekonomike ose për të zotëruar fushat magnetike në dashuri.

Demi – 1 yll - E marta një ditë e vështirë që mund të mbizotërojë gjatë gjithë javës sepse Marsi në Luan është në katërkëndësh me Jupiterin në Dem. Shumë Dem të 10-ditëshit të parë mund të marrin një drejtim jo shumë të gjatë të gjërave që duan të bëjnë dhe kjo mund të zotërojë për shumë muaj në të ardhmen. Kujdes  me iniciativat.

Binjakët  – 1 yll - Marsi në Luan prish planet dhe projektet e tyre. Prish një projekt pune, një rrugë, një udhëtim, aksidentale të vogla, çështje shëndetësore, ftohje. Marrin një vrull të madh që nuk i favorizon në këtë periudhë.

Gaforrja – 3 yje - Afërdita në Gaforre në datën 26 bën një lidhje të bukur me Uranin në Dem. Do ta marrin veten nga pështjellimet, furtunat e fillimjavës dhe do gjejnë një liman të qetë për të ankoruar varkën e tyre, por ka të bëjë tokë dhe ujë dhe do ndihen më të mbrojtura.

Luani – 2 yje -  Luani do marrë një vendim të vështirë që mund të rezultojë jo pozitiv lidhur me karrierën, i nxituar ose një prapaskenë që nuk do i nxjerrë ku duhet apo sherr e debat.

Virgjëresha – 2 yje - Ecin përpara bashkëpunimet dhe me Uranin në Dem bëhet një lidhje e bukur. Diku do kompletohen mirë, në plane, projekte, udhëtime, kontakte dhe çështje ekonomike. Jeta personale merr një rigjenerim.

Peshorja – 3 yje - Favorizohet shumë në çështje ekonomike e karrierë dhe duhet të presin datën 26 që të dalin nga sherret e debatet dhe sulmi që iu bëhet për të mohuar të drejtat e tyre të cilat i fitojnë rreth datës 26 sa i përket ekonomisë, një pune të rëndësishme, një marrëdhënieje në çift që është tronditur kohët e fundit që mund të rikuperohet dhe ta gjejnë veten përsëri atje ku duhet.

Akrepi – 2 yje - Kemi një përballje shumë të fuqishme ku edhe Akrepi më i fuqishëm duhet të gjejë anën e duhur për të ruajtur pozicionet e veta, më pas shpëton.

Shigjetari – 1 yll - Ta mbajë mirë këtë yll, është shumë i denjë për ta dhe të ketë kujdes kryesisht në dashuri, kontakte me jashtë dhe çështje të rëndësishme pune. Ata që kanë patur çështje me shëndetin duhet të jenë të vëmendshëm, mos të shpenzojnë më shumë energji se sa duhet sepse është një moment që jua merr dhe nuk i nxjerr jashtë. Në fund të javës do marrin lajme të mira ekonomike.

Bricjapi – 2 yje - Hëna në Gaforre përballë shenjës së tyre me Uranin në Dem i rregullon situatat në marrëdhëniet në çift në fund të javës, në datën 26, marrin një përmirësim. Do kenë shpenzime të papara ekonomike nesër dhe pasnesër. Kujdes në çështjet ligjore.

Ujori – 3 yje - Dieli në Binjak me Plutonin në Ujor bën një lidhje të bukur, i jep një sharm  në dashuri, komunikim, i bën më të thellë në mendime dhe fundjava i gjen me një punë të mirë, të mirëpaguar ose një flirt në lidhje me punën që do ta shijojnë.

Peshqit – 1 yll - Kujdes në lidhje me shëndetin dhe punën. Mos nxitoni me një plan sepse e keni menduar shumë mirë. Pas datës 26 rregullohen gjërat.