Nga Shqipëria / E Martë 30 Janar 2018, 13:01

Elvana Gjata sjell një surprizë për të gjithë publikun shqiptar, ja çfarë ka përgatitur këngëtarja

Elvana Gjata padyshim është një nga këngëtaret më të njohura  dhe më të suksesshme në Shqipëri, e cila prej kohësh është larguar nga Shqipëria për të vazhduar karrierën e saj muzikore në SHBA. Ajo aty ka publikuar edhe këngën e saj të parë në tregun ndërkombëtar të quajtur ‘Forever is over’ që ishte një bashkëpunim me Dj e njohur David Guetta.

Pavarësisht  suksesit që kënga pati ajo nuk u ndal dhe ka lajmëruar se shumë shpejt do të sjelli dhe projekte të tjera.  Por edhe pse sukseset për të nuk kanë fund dhe së shpejti do bëhet e njohur në të gjithë botën, Elvana  kurrë nuk e harron publikun që e bëri atë artisten që është sot.

Sipas ‘Gazetës Express’ këngëtarja pritet që së shpejti të organizojë një koncert për fansat shqiptar, i cili do të mbahet në 3 shkurt, datë e cila përkon edhe me ditëlindjen e saj.