Para dy vitesh moderator i njohur Blendi Fevziu dha lajmin e mirë që u bë baba i një vajze për herë të dytë dhe emrin ja vendosi Alis. Që nga ajo kohë ai në shumë intervista ka treguar se Alis është pika e tij e dobët dhe që mezi pret që të mbarojë punën për të shkuar në shtëpi që të takojë si vogëlushen dhe vajzën e madhe që quhet Mishel.

Ai shumë herë ka postuar foto të saj në rrjetet sociale, por edhe pse asnjëherë nuk ja ka treguar fytyrën e plotë duket qartë që ajo po rrite shumë shpejt sa hap e mbyll sytë.

Së fundmi gazetari i njohur ka postuar një foto, ku Alis shfaqet me fytyrë të plotë dhe ku bie në sy floku i saj i gjatë dhe biond.

Nga momentet që Fevziu ndan me ndjekësit e tij duket qartë që marrëdhënia e 2-vjeçaren është shumë e veçantë dhe mund të themi që Alis është e përkëdhelura e babit.



