Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Maj 2023, 14:02

Grida Duma i kujton Donaldit Beatrixën: E di gjithë Shqipëria që Bora përballon e toleron

Grida Duma ishte e ftuar mbrëmjen e të premtes në "Më lër të flas" e teksa fliste për çiftet, u ndal edhe tek Bora e Donaldi. 

“Çiftet që zgjasin më bukur, janë çiftet që herë pas here shkëputen. Jo nuk e kam fjalën që ndahen, ndarja është gjë tjetër, por nuk bëjnë të njëjtën punë”, tha Grida duke shtuar se këto çifte që janë në të njëjtin biznes vuajnë.

"Sapo i ndave këta të dy", i tha me shaka Romeo duke iu referuar Donaldit dhe Borës.

“Shiko, nuk ka diskutim që ai e ka këtë avantazh se ajo (Bora) përballon, toleron, duron, mbështet, këtë e di gjithë Shqipëria, sepse ia keni treguar me kamerat e Top Channel te Big Brother, s’kam ç’them”, u shpreh Grida, duke kujtuar kështu lidhjen e Donaldit me Beatrixën brenda Big Brother dhe rikthimin me Borën pas daljes.

“Urime njerëz të çeliktë”, tha Donaldi ndërsa Romeo vazhdoi me shaka duke i thënë Gridës: “Sapo i ndave prapë!”.