Nga Shqipëria / E Martë 30 Janar 2018, 12:12

Pa publicitet dhe me qetësi: Gjesti që Agron Llakaj bënë çdo fundvit do t’ju emocionojë

Bamirësia nga ana e personave publik shpesh herë ka qenë një temë shumë e diskutuar ku shumica janë kundra bërjes publike të saj, por shumë të tjerë mendojnë se është e nevojshme të publikohet pasi në këtë mënyrë arrin të ndërgjegjësoj publikun.

Njëri prej personazheve që bamirësin e tij nuk e bënë publike dhe që në fakt asnjëri nuk e dinte se ai ka kaq vite që ndihmon njerëzit në nevojë, është aktori i humorit dhe moderator i Al Pazar, Agron Llakaj.

Ditën e sotme në emisionin radiofonik 'Chaud Patata' u bë e ditur se Llakaj çdo fundvit u vjen në ndihmë qytetarëve në vendlindjen e tij Memaliaj, ku përveç se i argëton ata me të qeshura, u paguan banorëve dhe borxhet që ata mund të kenë, në mënyrë të tillë që ti festojnë festat e fundvitit si gjithë njerëzit e tjerë.

Agron Llakaj e bënë këtë gjë prej vitesh, me një qetësi të plotë dhe pa asnjë lloj publiciteti ai ka arritur që çdo fundvit të lumturojë shumë familje në Memaliaj.