
Greta Koçi i ka dhënë fund beqarisë dhe e ftuar së fundmi te "Në Kurthin e Piter Pan" ajo ka dhënë më shumë detaje nga ky hap i rëndësishëm në jetën e saj. Këngëtarja ka treguar se ka katër vite e martuar dhe se tashmë jetojnë në Amsterdam.
“Kam 4 vjet që jam martuar, por nuk kam bërë dasëm. Ai është shqiptar dhe tani ne jetojmë në Amsterdam. Ai është inxhinier softuerik, komplet fusha të ndryshme; mundohet të më shoqërojë mua gjatë koncerteve por jemi të dy shumë të zënë, gjejmë të mesmen e artë për të kaluar kohë me njeri-tjetrin", është shprehur Greta.
Më tej ajo ka shtuar se janë si shokë dhe e mbështesin shumë njëri-tjetrin.