
Prej disa kohësh në rrjet po përflitet se Olsi Bylyku dhe Egli janë ndarë. Dyshja vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, por Egli ka fshirë fotot me partnerin, teksa ky i fundit prej kohësh nuk i pëlqen më as postimet siç bënte dikur. Madje kanë munguar dhe urimet për ditëlindje.
Së fundmi, Olsi ka publikuar bashkëpunimin e tij me Elgit Dodën të titulluar “A pyete” ku me anë të vargjeve duket sikur flet për herë të parë për ndarjen.
“Arsyen ti e di ndaj plaga është pa kurë, ti më njeh unë s’kam lot po e mbaj nën lëkurë. Debatet s’patën urë e nuk tentuam më kurrë. Qesh betu s’kam me shkrujt për ty po s’jam tu mbajt posturë. E miqve thuj u ndam se asnji nuk ka trishtim”, këndon Olsi. Më tej ai uron që ti realizohen të gjitha ëndrrat e dëshirat.