Nga Shqipëria / E Premte 19 Maj 2023, 16:04

Luizi nuk i kthen mesazhet, por ja si është marrëdhënia e Ermionës me Kiarën

Ermiona ka qenë një nga ish-banoret që e ka mbështetur më së shumti Luizin, por pas përfundimit të spektaklit, dyshja nuk janë parë bashkë. Në një live TikTok ajo tregoi se Luizi nuk i kthen as mesazh, por ndryshe është marrëdhënia me Kiarën.

“Luizi s’kthen as mesazh. I çon mesazh urimi, Luizi bën sikur është në autobuz. Ça ka Luizi,po Luizi ça ka? Po ktej do vish o Luizi, ke shtëpia vjehrrës dhe vjehrrit do vish ndonjëherë atje në Verona, do mërzitesh dhe ktej do e sjellësh kokën”, tha Ermiona.

Ndërsa me Kiarën, ajo vazhdon komunikon e madje ka postuar një foto ku tregon se po flasin me kamera.