Zaimina Vasjari ka qenë muajt e fundit në vëmendje të mediave pasi lajmëroi se ishte në pritje të një vajze. Por pas kaq shumë muajsh pritje këngëtarja më në fund është bërë nënë për herë të parë, pasi ditën e sotme ka ardhur në jetë vogëlushja e saj Khloe.

Lajmin e ka dhënë vetë Zaimina e cila ka shpërndarë foton në instagram ku shihet dora e vogël e bebit që ka kapur gishtin e babit të saj Klodian Asllanaj.

Kjo foto është pritur mjaft mirë nga ndjekësit të cilët nuk kanë nguruar ta urojnë mami Zaiminën për ardhjen në jetë të vogëlushes së saj.



