Nga Shqipëria / E Premte 19 Maj 2023, 13:01

'Gjëja që më mungon më shumë janë thirrjet e këtij numri', Ronaldo i prek të gjithë me fjalët për të atin

Ndarja nga jeta e babait ishte një prej humbjeve më të mëdha e të dhimbshme për Ronaldo Sharkën. Ish-banori i Big Brother VIP i ka prekur të gjithë me fjalët e ndjera që ka shkruar në postimin e fundit. 

Telefonatat me të atin janë ato që i mungojnë më shumë Ronaldos.

“Në nisje dhe në fund të çdo dite, gjëja që më mungon më shumë janë thirrjet e këtij numri. Më ka marrë malli bab”, shkruan ai.