Nga Shqipëria / E Premte 19 Maj 2023, 12:12

Xhensila e mohoi, por thonë se është vërtet shtatzënë, zbulohet edhe gjinia e bebit

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar. Së fundmi ata kanë qenë shumë të komentuar për shkak të aludimeve se Xhensila është në pritje të fëmijës së dytë. 

Pak kohë më parë Xhensila i mohoi thashethemet, por burime ekskluzive pranë “Bordo” kanë zbuluar gjininë e bebit numër 2 që këngëtarja dhe aktori presin. Mësohet se Xhensila është në pritje të një djali.

Dyshimet për shtatzëninë e artistes lindën pasi këngëtarja festoi ditëlindjen e saj të 30-të. Në fotot dhe videpit e publikuara gjatë festës, barku i këngëtares dukej paksa më i rrumbullakosur se zakonisht. Sakaq thuhej se gjatë festës këngëtarja nuk piu pije alkoolike, fakt ky që shtoi akoma më shumë dyshimet se ajo është në pritje të ëmbël.