
Luiz Ejlli pas daljes së tij nga “BBV2” ka bërë disa ndryshime në lidhje me marrëdhëniet me të tjerët duke larguar ata që mendon se kanë përfituar prej tij duke u shtirur si shokët e tij më të ngushtë. Ndër ta ishin edhe Mario me Jonin, të cilët gjatë periudhës që Luizi ishte brenda në shtëpi kanë bërë daljet e tyre televizive duke e mbrojtur dhe duke treguar gjithmonë për miqësinë e tyre të ngushtë.
Gjithashtu Meridion Ramçaj e ka mbështetur shumë Luizin ndërsa pas daljes së tij nga shtëpia Luizi u shpreh se nuk e njeh dhe nuk ka pasur kurrë miqësi me të. Të tre djemtë Luizi nuk i ndjek më në Instagram duke u shprehur se thjeshtë janë përpjekur të përfitojnë nga fama e tij.
Vetëm pak më parë Luizi ka shkruar disa fjalë në Instastory lidhur me këtë çështje:
“Unë nuk harroj njerëzit që më kanë qëndruar afër kur kisha nevojë, kur nuk kisha askënd. Ata që nuk ma kthyen shpinën nga fillimi i rrugëtimit tim e vazhdojnë të mos e bëjnë. Ata që e bënin ditën natë e natën ditë duke përjetuar çdo gjë bashkë me mua, ata që më deshën prej vërteti, pa kushte, pa fjalë, por me vepra shumë. Ty publiku im. Ju do Luizi fort!”