Nga Shqipëria / E Enjte 18 Maj 2023, 18:06

E papritur/ Këngëtarja e njohur i jep fund lidhjes pas një viti

Këngëtarja Billie Eilish dhe Jesse Rutherford i kanë dhënë fund lidhjes pas pothuajse një viti së bashku. Lajmi është konfirmuar nga përfaqësues të ekipit të Billie-t për "People".

Mësohet se dyshja janë ndarë në paqe dhe kanë vendosur të mbeten miq. “Mund të konfirmojmë se Billie dhe Jesse u ndanë miqësisht dhe mbeten miq të mirë. Të dy janë aktualisht beqarë”, thuhet në deklaratë.

Eilish u pa për herë të fundit duke u shoqëruar me Rutherford në Coachella muajin e kaluar.