
I ftuar në emisionion “Abc-ja e mëngjsit”, G-Bani foli rreth projektit të tij me të fundit me Anxhela Peristerin , një remake i këngës “Të dua” bashkëpunim me Crazy Girl ku në vitet 2000 ishte hit.
Ai u shpreh se bashkëpunimi me Anxhela Peristerin u prit mjaft mirë nga publiku, por si e priti Crazy Girl?
G Bani tregoi se bashkëshorti i saj i ka dërguar një messazh ku i ka thënë se duhet ta kontaktonte, mesa duket për t'i marrë leje. Mirëpo këngëtari tha se autorësia e këngës është e tij dhe nuk ka pse të marrë leje.
“Kam folur me bashkëshortin e saj i cili me dërgoi një mesazh të keqardhur se përse nuk e kisha kontaktuar, por nuk e pashë të arsyeshme ta kontaktoja. Më vjen keq pse situatat ndryshojnë midis miqve. Unë kur e kam bërë këngën, Crazy nuk ka patur menaxher, ka qenë shoqja ime që kisha dhe lehtësine e kontaktit ta merrja ne telefon dhe ti thoja hajde bëjmë një këngë. Nuk e kam pyetur. Kënga ka qenë e imja, e kam shkruar për dashurinë e parë. Është autorësia ime dhe nuk i marr leje askujt.”, është shprehur G Bani.