Ditën e sotme është hedhur dhe shorteu i ndarjes së këngëve që do të performojnë në Eurovizion i cili këtë vit do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë dhe kjo pasi Portugalia ishte fituesja e vitit të kaluar me këngën “Aamar perlos dois” të këngëtarit Salvador Sobral.

Sipas shorteut që u hodh ditën e sotme vendi jonë i cili këtë vit do të përfaqësohet me këngën ‘Mall’ të Eugent Bushpepaj do të këndojë në gjysmë finalen e parë të spektaklit i cili do të jepet në datën 8 maj.

Sipas rregullores, vendet që sponsorizojnë organizimin e Eurovision-it dhe vendi pritës kalojnë automatikisht në finalen e kompeticionit. Këto vende janë: Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Portugalia. Sipas shortit, këto vende kanë të drejtë të votojnë në njërën prej netëve gjysmë-finale.

Shqipëria performon në pjesën e parë të gjysmë finales së parë të Festivalit Europian të Këngës. Kjo radhitje përkthehet se vendi ynë do të performojë në datën 8 maj dhe do të mbajë numrin nga 1-10. Për t’u përcaktuar numri i saktë i radhitjes së performancave, do të mbahet një tjetër shorte i organizuar sërish nga EBU në një datë të papërcaktuar ende.



