Nga Shqipëria / E Hënë 29 Janar 2018, 17:05

Rrëfehet Ija e Besit: Ja përse më pëlqen presidenti i vendit Ilir Meta

Ditën e sotme në emisionin ‘Kush vjen për drekë’ ishte i ftuar aktori i humorit Bes Kallaku dhe gjyshja  e ti Ija, e cila përveç gatimit ka folur dhe për ngjarje të ndryshme të jetës si dhe për simpatinë e madhe që ka për Presidentin e vendit Ilir Meta.

Si fillim ajo ka folur për adresën e saj në Instagram ku ka treguar se me të kalon kohën e lirë.

“Besi ma solli telefonin dhe ma mësuan dhe fillova dhe unë me “Instagram”. Tani është dimër, s’kam ndonjë gjë për të bërë. Ndez oxhakun, ngrohem dhe rri në “Instagram”, ka thënë Ija.

Sic tha dhe Ija, Ilir Meta është politikani i saj i preferuar, pasi ai është familjar ndryshe nga të tjerët, duke treguar më tej se fëmijët i kishte shumë të mirë pasi ja pa në dasmën e Besit.

“Unë Ilir Metën e kam pëlqyer gjithmonë se është familjar, nuk e di çfarë thonë për politikën, unë s’merrem me politikë. Po ai është familjar, familjarët i kam qejf unë. Ai nuk shan njeri siç shajnë këta se na nxorën shpirtin. Kur i sheh në Parlament thua u vranë pastaj i sheh të gjithë në kafe bashkë. Ilir Metën se kam dëgjuar asnjëherë të shaj të tjerët, fëmijët i kishte si pëllumba se i pashë tek dasma e Besit”, ka treguar Ija.

Ndërkohë më vonë Besi e ka pyetur dhe për Veliaj, Ramën dhe Bashën dhe përgjigja e saj ka qenë e shkurtër : “Erion Veliaj i mirë është, tjerët mos mi zër me gojë kot. Po s’qe njeriu për vete, s’është as për të tjerët. Ata s’janë familjarë. Ku e ka Basha familjen? Unë se kam parë ndonjëherë familjen e Bashës” , shton ajo.


Ndërsa Besi me shaka ja ka kthyer duke thënë ‘i ka o Ije i ka në Holandë”