
Ronela Hajati është shumë aktive në muzikë dhe nxjerr shpesh hite, mirëpo këngëtaren nuk e kemi parë kurrë të bashkëpunojë me artiste femra. Ky fakt ka bërë kuriozë dhe ndjekësit e saj, të cilët e kanë pyetur gjatë një interviste virtuale në rrjete sociale.
“Ndonjë bashkëpunim me femër se vdiqëm dhe s’të pamë një herë?”, e ka pyetur ndjekësi. Ronela ka shkruar se nuk e duan dhe përgjigjen e saj e ka shoqëruar me të qeshura me lot.
"S'më duan", ka replikuar ajo.