
Neda Balluku u bë së fundmi nënë për herë të tretë. Ish-banorja e “Big Brother” e njëkohësisht opinionistja e “Përputhen” solli në jetë pas dy djemve, një vajzë.
Neda ka bërë një postim në rrjete sociale për të porsalindurën, ku zbulon se i kanë vendosur emrin Suzie Ann.
“E s’më binden këmbët, por të binden ty, zë mendoj si ti, e veproj si ti. S’shoh me sytë e mi, por me sytë e tu. Ç’më bëre kështu?! Fol, dashuri!” Të duam që tani kaq shumë Suzie Ann e mezi presim të të duam për tërë jetën", ka shkruar ajo krahas postimit.
View this post on Instagram