Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Maj 2023, 10:10

Si e kuptoi Geti që në takimin e parë që do kalonte jetën me Marinën

Marina Vjollca feston sot ditëlindjen. Urimet për moderatoren kanë qenë të shumta, por urimin më të veçantë e ka marrë nga bashkëshorti i saj, Getoari. Ky i fundit krah një fotoje të Marinës me vajzën e tyre, Marget ka treguar se ajo është gruaja më e mrekullueshme që njeh, prandaj e ka kuptuar që në takimin e parë se do kalonin jetën bashkë.

”Që në takimin tonë të parë e kuptova që do kaloja jetën me ty. I lumtur që paskam pasur të drejtë. Gëzuar ditëlindjen gruas më të mrekullueshme që njoh”, ka shkruar Geti.