Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Maj 2023, 02:02

'Më vodhi byzylykun 10 mijë euro', Fjolla Morina mes lotëve vijon akuzat

Këngëtarja Fjolla Morina sërish ka bërë deklarata të forta në rrjete sociale në lidhje me jetën e saj. Përmes një postimi në Instagram, Fjolla ka akuzuar rrobaqepësen e dyqanit të saj se i ka vjedhur një byzylyk me vlerë 10 mijë euro.

E tensionuar, Fjolla deklaroi se teksa doli për të marr qenin jashtë dyqanit, ajo ka lënë çantën brenda dhe sipas saj rrobaqepësja në këtë moment vodhi byzylykun.

Ajo tha se byzylyku ishte i veçantë dhe se e kishte vetëm ajo dhe një tjetër biznesmene nga Shqipëria teksa ka shpërthyer në lot në video.

Këngëtarja gjithashtu ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë duke thënë se tashmë ka gjetur personin që e bën të lumtur.