Nga Shqipëria / E Hënë 29 Janar 2018, 16:04

Gjithçka është gati, 'Big Borther VIP’ së shpejti në Top Channel, ja kush do e prezantojë

Zërat për një Big Brother Vip kanë qenë të shumta dhe shumë kanë aluduar se ky spektakël në fakt nuk do të jepesh në Top Channel po në Vizion Plus, por mesa duket një gjë e tillë nuk është aspak e vërtet pasi së fundmi Top Channel ka lajmëruar se ky projekt është konkretizuar dhe shumë shpejt do të vij në ekranet  tuaja.

Lajmin e ka dhënë moderator i njohur Ledion Lico, i cili ka zbuluar se prezantues i këtij reality show do të jetë ai dhe jo Arbana Osmani siç të gjithë kishin menduar.

Ndërkohë kurioziteti është i madh se kush do të jenë personazhet Vip që do pranojnë të futen në këtë shtëpi dhe do të monitorohen nga kamerat për 24 orë.

Ndërsa për datën e nisjes ende nuk është bërë e ditur ndonjë gjë, pasi në videon promovuese thuhet thjesht që do të nisë së shpejti.

 

Gati??? #bbvipalbania

A post shared by Ledion Lico (@ledionl) on