
Neda Balluku është bërë nënë për herë të tretë. Ish-banorja e “Big Brother” e njëkohësisht opinionistja e “Përputhen” ka sjellë në jetë pas dy djemve, një vajzë.
Ka qenë pikërisht Bora Zemani, moderatore e “Për’puthen”, e cila e nisi emisionin me lajmin e bukur se Neda është bërë nënë për herë të tretë.
Bora u shpreh shumë e lumtur për Nedën, bashkë me protagonistët e tjerë të programit, ndërsa e vlerësoi për punën e palodhur të kësaj periudhe dhe i uroi shumë lumturi.