Nga Shqipëria / E Martë 16 Maj 2023, 18:06

'U ndamë para se të futesha në Big Brother', Jori tregon lidhjen me reperin italian

Jori Delli ka konfirmuar se ka pasur një lidhje me reperin italian Fred De Palma. Kur modelja u bë pjesë e BBV, fansat nisën të dyshonin për një lidhje të saj me reperin pasi të dy kishin postuar foto nga Maldivet në të njëjtën kohë.

E ftuar në Top Albania Radio Jori zbuloi se është ndarë nga artisti 3 javë para së të futej në BBV.

“U ndava 3 javë para së të futesha në “BBV”. Unë nuk e dija që do të futesha në “BBV” kështu që nuk ka qenë aspak kjo arsyeja e ndarjes. E respektoj shumë, e kam xhan, është djalë i mirë. Nuk jemi mërzitur me njëri-tjetrin pas ndarjes. U ndamë sepse kemi dy stile jetese të ndryshme.”, tregoi ajo.