Nga Shqipëria / E Hënë 29 Janar 2018, 16:04

Pas vrasjes së studentes, 178 vajza denoncojnë ish të dashurit dhe ish burrat e tyre

Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku një student 21-vjeçare mbeti e vrarë nga ish i dashuri i saj, autoritetet shprehen për televizionin Klan se që nga Janari i 2017 në polici janë shfaqur 178 raste denoncimi, ku femrat kanë denoncuar se përndiqen nga ish i dashuri ose ish bashkëshorti.

Ndërsa ata janë shprehur se këtë muaj ka pasur diku tek 5 rase denoncimi.

Sipas psikologëve rastet e denoncimit të dhunës tregojnë një emancipim nga ana e femrave të cilat nuk ngurrojnë të tregojnë momentet ku përndiqen jo vetëm në rrjetet sociale por edhe në rrugë, siç ishte historia e Arielës që për fat të keq nuk u denoncua në kohë dhe pati një fund tragjik.