Reperi i njohur Gjiko pas pushimeve të tij në Maldive, ku ai ishte larguar për disa ditë për të festuar ditëlindjen së bashku me të dashurën e tij Elita Rudi mesa duket ka pasur disa probleme me autoritetet në Maldive dhe këto probleme janë shkaktuar nga një video ku ai shihet teksa peshkon një peshkaqen dhe e nxjerr atë jashtë ujit për të bërë një foto.

Ky veprim i tij nuk është pritur aspak mirë nga njerëzit, të cilët i bëjnë me dije se peshkaqeni është një specie e mbrojtur me ligj në Maldive dhe gjuetia apo nxjerrja e tij jashtë ujit është e ndaluar. Por edhe pse reperi e nxori atë thjesht për një foto e më pas e futi prapë brenda në ujë, përsëri kjo gjë ishte ajo që shkaktojë gjithë këtë zhurmë.

Kjo video që u publikua nga Elita dhe Gjiko në instagram u bë virale, ku disa përdorues i kërkonin resortit ku çifti po pushonte të merrnin masa për këtë gjë, dhe resorti Kuredu ka dhënë një përgjigje për ta duke sqaruar se tashmë Gjiko është future në listën e zezë të hotelit.

“E kuptojmë shokun tuaj pasi keni parë videon, dhe mund t’ju sigurojmë që ne jemi tmerruar po aq shumë kur e kemi parë. Peshkaqeni u rikthye në ujë, megjithatë kjo nuk e justifikon sjelljen shokuese dhe mungesën e respektit të treguar. Personi në fjalë është vendosur në listën e zezë të resortit tonë dhe ne do të njoftojmë autoritetet lokale nëse do ta vazhdojnë çështjen.”'

Ndërkohë video dhe fotoja janë fshirë si na instagrami i Elitës dhe nga adresa e Gjikos.

