
Episodi i të dielës në "Shihemi në gjyq" pati protagoniste dy motra nga Kosova. Ato janë ish-kunatat e këngëtares së njohur Violetë Kukaj. Pronat e paratë ishin bërë arsye e mospajtimeve mes dy motrave të cilat jetojnë në Europë.
Një banesë e blerë me para të përbashkëta është bërë mollë sherri, bashkë me paratë që i kanë dërguar vëllait të tyre, Faikut, ish-bashkëshorti i këngëtares.
Gjatë rrjedhës së programit është bërë e ditur se zoti Faik është në gjendje shumë të rëndë psikologjike e madje ka qenë i shtrirë në psikiatri, diçka e ndikuar edhe nga divorci pas 30 vitesh.
Njëra nga ish-kunatat e ka akuzuar tjetër për ‘bashkëpunim me Violetën me ç’rast nëna e tyre ka përfunduar në rrugë’.