Nga Shqipëria / E Hënë 29 Janar 2018, 15:03

Historia e 13-vjeçares nga Kukësi që përloti ‘The Voice Kids’ pushton rrjetet sociale

Një nga vogëlushet që mori pjesë në audicionet e ‘The Voice Kids’ dhe që përloti të gjithë publikun me historinë e saj ishte dhe Danjela Toçi, një 13-vjeçare e cila jeton në Kukës me dy motrat, vëllain e saj dhe gjyshen, ndërsa prindërit e saj për shkak të kushteve të vështira detyrohen që të rrinë në një fshat të Kukësit, për të siguruar jetesën e tyre.

Në videon prezantuese Danjela prezanton veten e saj në një mënyrë shumë të pjekur, duke treguar sesi ajo ndihmon prindërit e saj me punët e ndryshme dhe sa e lumtur është që me mundësin për t marrë pjesë në ‘The Voice Kids’ do të mundet të bëjë krenar prindërit e saj.

“Çdo fundjavë shkojmë në fshat për të ndihmuar mamin dhe babin. Ata janë shumë krenarë për ne, sepse edhe pse s’jemi me ta, jemishumë të lumtur… kur babi ka punë të vështira shkoj në mal dhe dal me dhitë, kurse mamin e ndihmoj me punët e shtëpisë, punët e oborrit, bëjmë punë të ndryshme…”, tregon ajo në klipin prezanues.

Ndër të tjera vogëlushja ka treguar dhe për eksperiencën në ‘The Voice’ ku ka rrëfyer  se gjëja më kryesore për të nuk është që të fitojë por të kënaqet dhe ka falenderuar mamin dhe babin që ja bërën ëndrrën e saj realitet.

“Jam shumë krenare për prindërit e mi, sepse bëjnë gjithçka për neve, dhe duan që në te jemi të lumtur dhe të mos shohim vuajtje, e të mos shohin lot në sytë tanë.

Ndërsa për prindërit e Danjelës edhe pse ky konkurrim është një sakrificë e madhe për ta, pasi kostoja e vajtjes dhe ardhjes në Tiranë është e madhe, ata prapë se prapi nuk ngurrojnë të shprehin mbështetjen maksimale për vajzën e tyre, duke premtuar se do bëjnë të pamundurën që ajo të ndjek ëndrrën e saj.

“Me ato mundësi që kam do mundohem ta ndjek në Tiranë dhe kudo, dhe të më shkojë fëmija sa më mirë. Ishalla do Zoti…” tregon babai i 13- vjeçares.

Danjela e prezantoi veten në ‘The Voice’ me këngën ‘Per ty’ dhe arriti që me zërin e saj të bukur ti bëjë anëtarët e jurisë të kthejnë karriget. Ndërkohë video e saj prezantuese ka arritur 178 mijë klikime në Youtube dhe është shpërndarë shumë në rrjetet sociale, jo vetëm nga publiku por edhe nga personazhe të njohur.