
Vesa Luma dhe Big Basta janë rikthyer për disa ditë pushimi në Shqipëri. Së fundmi, këngëtarja ka qenë e ftuar në “PodCast”-in e Mira Kazhanit ku ka folur për jetën e saj në Zelandën e re dhe për lidhjen disavjeçare me reperin.
Vesa rrëfeu se jetesa në Zelandën e Re i dha qetësi por i mori frymëzimin.
“Nuk kam më frymëzim”, u shpreh artistja nga Prishtina. “Ndoshta ishte një depresion i vogël, por kam pasur ndihmën e nënës (të cilën e ka psikologe) dhe të motrës, psikologe gjithashtu. Dalëngadalë ndjehem që jam më e fortë”, shtoi ajo.
Ndër të tjera, këngëtarja tha se shpesh herë Instagrami është si një spektakël fotografish të lumtura dhe të bukura por që gënjejnë për lumturinë e të tjerëve.