Ditën e sotme në emisionin “Kush vjen për drekë” ka qenë i ftuar aktori i humorit Bes Kallaku dhe gjyshja e tij Ija, e cila kohët e fundit është kthyer në një nga gjyshet më të përfolura në vend.

Ata krahas gatimit kanë rrëfyer dhe disa nga momentet e jetës së tyre. Në një moment dy të ftuarit janë surprizuar nga një videomesazh që motra e Besit, Ana Kallaku, i kishte dërguar vëllait dhe gjyshes së saj, duke e falenderuar Ijen publikisht për gatimet e shijshme që u bënë gjithmonë.

Pas videos prezantuesja Arjola Shehu ka bërë një pyetje: “Po Besi e rrihte Anën kur ishin të vegjël ?” dhe përgjigja e Ijes i ka habitur të gjithë.

“Ku ta rrihte Besi Anën, ai e lante e shplante gjithë ditën, që vdektë nëna për ta!”-rrëfeu Ija, e cila tregoi se aktori i njohur e ka rritur vetë të motrën, me të cilën ka 7 vite diferencë”, ka thënë Ija.


