Nga Shqipëria / E Hënë 29 Janar 2018, 14:02

Flet sipërmarrësja shqiptare: 'Ngacmime seksuale sa të duash është hipokrizi të gënjesh'

Tema e ngacmimeve seksuale në vendin e punës është një nga më të përfolurat muajt e fundit jo vetëm në për botë por edhe në Shqipëri, ku shumë personazhe kanë treguar hapur se një gjë e tillë është një fenomen që ekziston prej kohësh në vendin tonë.

Ditën e sotme një nga sipërmarrëset e njohura në Shqipëri, Silva Baltadori, ka qenë e ftuar në emisionin ‘Ditë e re’ ku ka treguar se ngacmimet seksual janë një fenomen shumë ekzistues në vendin tonë dhe se vetë ajo është përballur shumë herë më to në fillimet e karrierës së saj.

Siç ka treguar dhe ajo bukuria është një gjë e rëndësishme që i ka hapur shumë dyer në fillimet e saj, por më pas ka pasur edhe situata të pakëndshme .

 “Bukuria më ka hapur portat në momentin e parë por pastaj mi ka mbyllur dhe jo vetëm që mi ka mbyllur me një përplasje shumë të madhe përpara fytyrës, por që shumë herë në backstage kam pasur edhe luftë për shkak të refuzimeve. Ngacmime seksuale sa të duash është hipokrizi të gënjesh dhe të thuash jo. Pastaj është zgjedhje. Nuk kishte arsye. Jo në emër të një morali, moralin e kam për veten time. Ndjehem mirë, jam natyrë shumë monogame, padyshim që zemra më ka rrahur, kam pasur flirte por pa hedhur hapin konkret”, ka treguar Baltadori.