Nga Shqipëria / E Diel 14 Maj 2023, 15:03

'Eurovisioni nuk ka më vlera', reagon i zhgënjyer bashkëshorti i Albina Kelmendit

Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e madhe e madhe e Eurovisionit. Suedi u shpall fituese me këngën “Tattoo” nga Loren.

Ndërkohë, Shqipëria e përfaqësuar nga Albina dhe familja Kelmendi u rradhit në vendin e 22. Bashkëshorti i këngëtares, biznesmeni Valon Vataj ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale, ku mes të tjerash shkruan se dhe këtë herë politika ka triumfuar kundër trojeve shqiptare.

“Politika triumfoi si zakonisht kundër trojeve shqiptare. Eurovision nga aspekti profesional e njerëzor nuk ka më vlera. Familja ime është fituese e ruajtjes së vlerave muzikore e kombëtare. 

Krenar me ju deri në vdekje. Faleminderit Shqipëri etnike kudo që jeni”, ka shkruar ai.