Një i ri nga Kuçova është arrestuar së fundmi ndërsa po tentonte të kalonte kufirin me dokumenta të falsifikuara.

Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.Sh 25-vjeç nga Kuçova, i cili është akuzuar për “Kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror” dhe ''Falsifikim i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave”.

I riu është kthyer nga policia maqedonase, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin në datën 27.01.2018 në mënyrë të paligjshme pasi kishte përdorur pasaportën e një shtetasi tjetër me iniciale E.B duke shfrytëzuar ngjashmërinë. /Burimi:Shqiperiaime.al

