Ditën e djeshme janë mbajtur edhe çmimet Grammys në SHBA, ku morën pjesë disa nga personazhet më të njohur në botë. Ndër këngëtarët shqiptare që morën pjesë përveç Rita Orës, Bebe Rexhës dhe Dua Lipës pjesë e këtij eventi ishte edhe Bleona Qereti, e cila si gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me veshjen e saj.

Ajo ndryshe nga herët e tjera ku ka preferuar të shfaqet me veshje ekstravagante dhe shumë të zhveshura, këtë herë kishte zgjedhur një veshje shumë klas që e tregonte atë mjaft sexy.

Këngëtarja shqiptare është shfaqur me një fustan të gjatë e me tyl të zi, i cili i tregonte shumë mirë format e saj.

Kjo veshje është vlersuar nga kritiket shumë pozitivisht, e madje dhe fansat e këngëtares e kanë pëlqyer shumë këtë pamje.



