Nga Shqipëria / E Premte 12 Maj 2023, 18:06

'Skandal i madh', mediat serbe tërbohen nga deklarata e familjes Kelmendi për Kosovën e Shqipërinë

Familja Kelmendi ka folur për mediat pas kualifikimit në finalen e “Eurovision”.

“Ne jemi të një gjaku, të një kombësie, Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”, tha Kelmendi.

Pikërisht kjo deklaratë ka tërbuar mediat serbe, që e kanë cilësuar në shkrimet e tyre si “Skandal të madh”.

“Skandali i shqiptares në Eurovizion: “Shqipëria e Kosova jemi si vëlla e motër, dhe nëna jonë është Shqipëria e Madhe”, është vetëm një nga titujt e mediave në Serbi në lidhje me deklaratën e familjes Kelmendi para gazetarëve.