
Shkurte Gashi u bë nënë për herë të dytë pak ditë më parë. Ajo solli në jetë një djalë dhe lajmin e bëri të ditur bashkëshorti i saj me anë të një postimi në Instastory.
Së fundmi, vetë këngëtarja ka zbuluar se i kanë vendosur të birit emrin Kron. Shkurte ka publikuar në rrjete sociale një foto krah bashkëshortit dhe dy djemve të tyre, Malit dhe të porsalindurit, Kron.
"E bekuar me ju familja ime", ka shkruar ajo krahas fotos.