Dafina Zeqiri prej kohësh është larguar në SHBA për të vazhduar karrierën e saj muzikore atje dhe mesa duket çdo gjë po i ecën mjaft mirë dhe sukseset nuk kanë fund për të. Pasi këngëtarja u bë pjesë e videoklipit të këngës më të re nga reperi i njohur French Montana, së fundmi ka dhënë një lajmë shumë të mirë për fansat e saj.

Ajo ka lajmëruar nëpërmjet një postimi se do të jetë pjesë e koncertit që organizohet përpara çmimeve Grammy. Këngëtarja shqiptare aty do të performojë këngën e saj që tashmë është kthyer në një hit ‘Told ya’.

Këtë të dielë mbrëma për Amerikën dhe pak pas mesnate për Europën, do të mbahet ceremonia e gjashtëdhjetë e çmimeve Grammy, nën drejtimin e komedianit dhe prezantuesit britanik James Corden.


