Nga Shqipëria / E Enjte 11 Maj 2023, 22:10

Shqipëria elektrizon skenën e Eurovizionit

Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë përfaqësuar Shqipërinë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizionit që u mbajt mbrëmjen e sotme. 

Kënga “Duje” mori duartrokitje dhe brohorima, ndërsa performanca ishte e kuruar deri në detaj.

Përfaqësuesit e vendit tonë u ngjitën në skenë të 14-tët, nga 16 performanca në total. Në videon më poshtë mund të ndiqni performancën.