
Dea Mishel ka folur për herë të parë pas përfundimit të spektaklit të madh në “Pardon my French”. Gjatë një lidhjeje telefonike, ish-banorja ka treguar më shumë rreth eksperiencës në shtëpinë e famshme dhe si po i kalon tashmë ditët pas mbarimit të “BBVIP”.
“Unë jam rrugës duke ikur në Kolonjë. Dje dolëm të bënim xhiro me makinë me Kristin, mund të kemi thënë dy fjalë gjithsej gjatë gjithë kohës”.
Tani që gjithçka ka përfunduar a ia ka arritur Dea Mishel qëllimit të saj siç e priste?
“Po, kam marrë shumë komente pozitive nga njerëzit, qoftë nga familjarët e mi, nga njerëz që nuk i njoh edhe në rrjetet sociale kam parë figura të njohura që kanë dhënë mendimin e tyre për mua që ka qenë shumë pozitiv”.
Cilat kanë qenë informacionet e para që Dea Mishel ka marrë pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”? Kush i bëri më shumë përshtypje?
“Tani unë këto ditë kam qëndruar shumë me familjen dhe me shoqërinë time. Nuk kam qëndruar shumë mbyllur po udhëtoj, po dal dhe nuk po rri shumë në telefon me thënë të drejtën dhe informacionet kam zgjedhur që ti marr nga njerëzit e duhur, që janë shokët e mi dhe më tregojnë vetëm meme dhe video për të qeshur”.