Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Janar 2018, 18:06

Valbona Mema deklaratë shokuese kundër Artjola Toskës: Nuk të lejoj të më heqësh bukën e gojës

Valbona Mema është një nga këngëtaret më të suksesshme së muzikës popullore shqiptare dhe aty ku ka gëzime është e pranishme dhe ajo me këngët e saj të shumta. Këngëtarja ka qenë së fundmi e pranishme në një intervistë në emisionin ‘Një kat më lartë’ ku përveç të tjerash ka bërë edhe një deklaratë shokuese kundër Artjola Toskës.

Siç është shprehur dhe Valbona, këngëtarja e njohur është duke e luftuar atë dhe sipas saj e ka prekur në pikën ku askush nuk do duronte tek fëmijët.

“Dua ta bëj publike. Nesë ajo ka diçka me mua duhet të ma thotë, por jo të ndërhyj në bukën e fëmijeve të mi. Artjola Toska është një këngëtare shumë e mirë, me një bagazh shumë të madh artistik, por kam frikë se nuk ka shpirt. Më ka ndërhyre aty nuk duroj, tek fëmijët. E kam konsideruar mike të familjes por nësë vazhdon me këtë ritem duhet të përballet publikisht. Unë s’kam asgjë me të”- tha e emocionuar Valbona Mema.

Më tej moderator Ermal Peci e ka pyetur atë se nëse ajo e ka ofenduar atë ose diçka të ngjashme dhe Valbona është shprehur se : “Sharë? Unë nuk para shaj. Nëse do kem debat do t’ja them para syve. Nuk e di nëse i ka djegur diçka që i kam thënë para syve. Unë nuk kam lidhje me atë që bën ajo, jemi krejt të ndryshme. Vazhdo punën, jetën tëndë.  Edhe pse kompozitori që ty të ka ngritur dhe që mendon se unë jam për një pjesë të popullësisë te vazhdoj punën e tij” – vijoi Valbona.

Ndër të tjera ajo ka treguar se këtë shqetësim e ka mbajtur përbrenda prej vitesh dhe se ishte hera e parë që e bënte publike./ Burimi:Intv.al